Venera dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin e dashur të muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ndanë vetë ata me ndjekësit e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një fotografi të ëmbël familjare, ku Venera dhe Lindi shfaqen të lumtur me vogëlushin në krah, ata zbuluan edhe emrin që i kanë vendosur djalit të tyre – Drin Islami.

Emri i përzgjedhur është një homazh për bukuritë natyrore dhe rrënjët shqiptare, duke sjellë në mendje lumin e njohur.

Çifti e shoqëroi postimin me fjalë poetike dhe prekëse: “Familja mbi të gjitha. Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë. I bëj malet bashkë, skej m’skej. Ju dua, Drin Islami”.