Mos e prish festën

Të shtënat ose gjuajtjet me armë zjarri në festa ndodhin në Ballkanin Perëndimor, në shkallë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme.

Mos e prishni festën!
Festoni me zemër, jo me armë.

A e dini se çdo vit, për shkak të shtënave me armë zjarri në festa në rajonin tonë, shumë persona përfundojnë të plagosur apo të vdekur?

Të shtënat ose gjuajtjet me armë zjarri në festa ndodhin në Ballkanin Perëndimor, në shkallë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme. Ato ndodhin në një sërë aktivitetesh dhe rastesh, si në dasma, pas lindjes së një fëmije, në festa fetare dhe festa të tjera, për Vit të Ri, si dhe pas fitoreve të aktiviteteve sportive.

SEESAC po drejton një fushatë rajonale në mediat sociale për Ballkanin Perëndimor për të rritur ndërgjegjësimin rreth rreziqeve të zakonit të rajonit tonë për të shtënat në festa. Fushata që zgjat nga 20 dhjetori deri më 20 janar, zhvillohet në Facebook, Instagram, Google dhe mbulon Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Serbinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Bashkohuni me ne ndërkohë që “Festojmë me zemër dhe jo me armë” për të ndihmuar në parandalimin e viktimave të tjera dhe në sigurinë e rajonit tonë në këtë sezon festash.

Na ndihmoni duke ndarë me të tjerë mesazhin, statistikat dhe imazhet tona që tregojnë historinë. Lexoni më shumë më poshtë.

RRETH TË SHTËNAVE ME ARMË ZJARRI NË FESTA NË BALLKANIN PERËNDIMOR:

Kohë më parë, të shtënat me armë zjarri në festa ishin të zakonshme, por kjo praktikë u ndalua nga autoritetet gjatë Luftës së Ftohtë dhe praktikisht u zhduk. Ajo rilindi në vitet 1990 dhe u përshpejtua me fillimin e trazirave sociale dhe konfliktit etnik. Përdorimi i sotëm i armëve të zjarrit në festa priret të ketë lidhje më shumë me përhapjen e gjerë të armëve në rajon sesa si rezultat i traditës.

Të shtënat me armë në dasmë ose pas lindjes së një fëmije, sidomos pas lindjes së një djali, përbënte një mënyrë lajmërimi të ngjarjes për fshatrat fqinje, veçanërisht në zonat malore të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Kjo praktikohet ende sot, për të sinjalizuar gëzimin e familjes tek të tjerët edhe pse përdorimi i saj si mjet për të transmetuar një mesazh është i vjetër. Ditët e festave, si Krishtlindjet, Viti i Ri dhe Pashkët tashmë shënjohen me të shtëna me armë zjarri në mesnatë. Ndodhi të tjera ku të shtënat me armë zjarri janë bërë shumë të shpeshta janë gjithashtu dasmat dhe aktivitetet sportive. Me rritjen e të shtënave me armë zjarri në festa, janë rritur dhe viktimat.

Në të shkuarën, në Shqipëri, të shtënat me armë zjarri në festa ishin pjesë e disa ritualeve dhe festimeve. Ka disa prova që lidhin shfaqjen (rishfaqjen) e të shtënave me armë zjarri në festa me nivelin e rritur të pasigurisë, të konflikteve dhe të përhapjes së armëve. Të shtënat me armë zjarri në dasma dhe në festimet e Vitit të Ri u rikthyen pas krizës së viteve 1997 dhe 1998, veçanërisht në pjesën verilindore të Shqipërisë.

Në zonat me përzierje etnike në Bosnje-Hercegovinë si Mostar, pjesëmarrësit në grupet fokusit, pohuan se dëgjuan të shtëna armë zjarri në pothuajse çdo festë fetare apo aktivitet të madh sportiv.

Të shtënat me armë zjarri në festa janë të zakonshme edhe në Kosovë*, veçanërisht në festimet për dasma dhe Vitin e Ri.

Ndërkohë që kjo ndodh në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor, incidentet të shtënat me armë zjarri në festa raportohen rrallë në Mal të Zi. Pavarësisht kësaj, në vitin 2014, u regjistruan 33 kundërvajtje që lidheshin kryesisht me përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit dhe pajisjeve shpërthyese dhe pjesa më e madhe e tyre ishin në festime private të dasmave, Vitit të Ri, Krishtlindjeve dhe lindjes së fëmijës.

Të shtënat me armë zjarri në festa janë gjithashtu shumë të zakonshme edhe në Serbi. Një sondash i kryer mes të rinjve tregoi se 80% e tyre kanë qenë dëshmitar të të shtënave me armë zjarri në dasmë. Për gratë kjo është e papërshtatshme në të gjitha rastet, ndërkohë mosha e mesme deri tek të moshuarit e kundërshtojnë në maksimum.

Në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë pati një rritje të ndjeshme të incidenteve për shkak të të shtënave me armë zjarri në festa pas konflikteve të vitit 2001 dhe 2002. Sërish, kjo tregon lidhjet midis të shtënave me armë zjarri në festa me nivelet e sigurisë dhe disponueshmërinë e armëve.

Burimi: Armën e mbush shejtani” Kultura e përdorimit të armëve në Evropën Juglindore, SEESAC, 2006  

Fushata është pjesë e projektit EUSAC të SEESAC i financuar nëpërmjet Vendimit të Këshillit të BE-së 2013/730/CFSP në mbështetje të aktiviteteve të SEESAC për çarmatimin dhe kontrollin e armëve në Evropën Juglindore. SEESAC ofron mbështetje për aktorët kombëtarë dhe rajonalë për forcimin e kapaciteteve të tyre për kontrollin dhe pakësimin e përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta duke kontribuuar kështu në një rritje të stabilitetit, të sigurisë dhe të zhvillimit në Evropën Juglindore. 

* Referencat për Kosovën kuptohen në kontekstin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999).

Festoni me zemër, jo me armë