
Trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale të martën kanë filluar dislokimin në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (ORF) e ka zëvendësuar Batalionin e Forcave Rezervë Operacionale Turke, sipas planit të rotacionit të cilin e mbikëqyr Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Gjithsej janë 270 trupa që do të operojnë përkohësisht në Kosovë, bashkë me 200 forcat rezervë tashmë të dislokuara nga brigada italiane “Sassari”, ka njoftuar Zyra për Media e KFOR-it.
“Këto përforcime – së bashku me trupat e KFOR-it – e rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.