Ilir Seci
Shembja e godines se Teatrit Kombetar vazhdon e jehon ne medie e rrjete sociale si nji akt barbar qe ka trandë opinionin shqiptar ne kete kohe pandemie globale…u shemb godina e Teatrit ne nji vend ku ka 76 vjet qe luhet nji teatër absurd qe bota se ka pa ndonjiherë. Une nuk e kuptoj pse ka ngjalle habi kjo shembje? Keta qe e shemben godinen jane te njajtët, po ata të asaj Partie që me 29 Nandor 1944 erdhi ne pushtet duke shembë bash ngrehinën etno-psikologjike shqiptare ndertue ne mijevjeçare mbijetese…Asaj Partie qe rrafshoi Kisha e Xhamia, rrafshoi Tregje te Moçme e Objekte qe kalcifikonin vetë ADN-në tone kombëtare. Atehere pse kjo habi sot me kete akt në vazhdimesi qe i shtohet koleksionit shkaterrimtar te PKSH-PPSH-PSSH!?
Habi kishte me kenë ba mos me shembë gja kjo force politike e cila nga dita e pare e krijimit asht betue per permbysje…Partia qe shkaterroi vendin qysh nga 29 Nandori 1944 vazhdon me veprue si ka veprue tanë jetën e vet…Sepse asht parti uzurpatore qe ka ardhe e skenen e historise me force duke mos iu permbajte asnje norme demokratike te demokracise qe njeh Perendimi tash 2 shekuj. Kur ndodhen ndryshimet politike ne Lindjen Komuniste PPSH ndrroi vetem emrin dhe u adaptua ne kushtet e reja, nuk bani katarsis, nuk u distancue prej trashgimise se vet kriminale dhe kurre nuk kerkoi falje, (mea culpa), thjesht ndrroi identitet siç ndrrojne identitet me operacione plastike ata kriminelet e kerkuem nga interpoli…Ishte PPSH dhe u ba PSSH. Pervec fytyres nuk ndrroi gja, bisha komuniste qe fshihej mbrenda saj thjesht mblodhi perkojesisht çaponjte ne pritje te momentit oportun… PPSH ne kushtet e reja me PS dhe klanet e tjera Bllokiste qe uzurpuan partite e reja “pluraliste” arriti me ruejte monopolin ekonomik dhe ideologjik, monopolin ekonomik e ruejti tue mos vendosë asnjihere drejtesi per Pronen e Grabitun pronarëve të ligjshem kurse monopolin ideologjik e ruejti sepse tue mos ndryshue asnje nga vendimet e padrejta marre ne kohen e komunizmit siç ishin standartet marksiste ne çdo lami te jetes, nga standarti per gjykimin e historise kombetare e deri te standartin i dhunshem i gjuhes letrare…
Kriminelet nuk ndryshojne po nuk u kapen dhe ndeshkuen…Partia qe kreu krime sistematike per 47 vjet nuk pat si me ba transplant ndergjegjie ne Qershorin e vitit 1991…ata thjeshte ia hodhen opnionit…me fytyren e re qe e perftuen ne Kongresin e 10-të te PPSH-se ata ia dolen me mbete ne siperfaqen e rrjedhes,(rubikonit), politik shqiptar…
..Prandej sot vazhdojne me ba atë qe dine me ba ma se miri…Me shkaterrue! Nuk dine gja tjeter edhe me dashte…me shpresue që PSSH mundet me veprue ndryshe asht njisoj si me shpresue se Tigri mundet me u ba najherë vegjetarian… Pa drejtesi kurre nuk ka demokraci…kete leksion ia kane dhane njerezimit dy revolucione, Revilucioni Amerikan per Pavaresi dhe fill mbrapa Revolucioni Francez per Republiken…Menyra si shkuen ngjarjet ne keto dy revolucione dishmuen se si mberrihet deri te demokracia…Respektimi i te drejtave themelore te njeriut, respektimi i te drejtes se prones, respektimi i te drejtes se fjales, e bane Amerikes ate qe asht…kurse ne Francen e Republikes ndodhi ndryshe dhe per pasoje lumenj gjaku vershuen nga 14 koriku e deri te Republika e Trete… Ne shqiptaret ende mendojme se filizi i demokracise mundet me u shartue ne trungun e komunizmit. Kena 30 vjet qe e kqyrim me shprese se nga ky shartim ka me çilë ndonji syth…Nuk ban vaki! Nji vend qe nuk vendos drejtesi, qe nuk denon krimet e padrejtesite asht i denuem me vuejte perjete prej tyne, bash prej krimit dhe padrejtesisë…lodhem kot me shpresue ndryshe. Nji vend ashtu si nji individ nuk ka se si me qene pjeserisht i moralshem e pjeserisht i pamoralshem…nuk ka si me qenë “part time” familjar shembullor e “part time” kultivues hashashi te ara ne mal… Me e ba nji krahasim asht njisoj si me ndertue nji ngrehine dy kateshe e ne katin e parë me çilë nji bordell e ne katin e dyte me jetue familja… kutluratv.com