Në Burgun e Kumanovës gjenden 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan

Dy ish-kryetarë të komunës së Koçanit po mbahen në Burgun e Kumanovës, njoftuan sot organet e burgut.
Në Burgun e Kumanovës gjithsej gjenden 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan.

  • Aktualisht në Burgun e Kumanovës janë dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur burgu, transmeton Lideri.mk.

Dje Prokuroria Publike njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizik dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryetarë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 lidhur me nenin 288 të Kodit Penal.