KOD: 7.000 euro janë dhënë për licencën e falsifikuar për diskotekën “Puls” në Koçan! Ja kush i mori në Ministrinë e Ekonomisë!

Një tjetër edicion i emisionit KOD i është kushtuar tragjedisë në Koçan, e cila ndodhi si pasojë e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë që ka mbretëruar në vend me dekada. Gjatë hetimit e kemi dëgjuar fjalën ryshfet disa herë – është e qartë se është paguar për të siguruar licencë të paligjshme dhe të falsifikuar.

Burime nga Prokuroria dhe nga MPB kanë njoftuar se pronari Karadakovski është pronar fiktiv i diskotekës dhe aty ka punuar si kamarier. Pronar i vërtetë është Dejan Jovanov Deki, i cili është arrestuar dhe i është caktuar paraburgim 30 ditor.
Ai posedon një “defter” ku ka mbajtur evidencë për zyrtarët që u ka dhënë ryshfet. Por para policisë ka pranuar se për licencën e falsifikuar ka paguar 7.000 euro një zyrtareje në Ministrinë e Ekonomisë, e cila poashtu gjendet në paraburgim.

Licenca zyrtare kushton 2.500 deri 5.000 euro, por në rast se lokali i plotëson kushtet. Por nëse nuk plotësohen, si te rasti në fjalë, atëherë është dhënë edhe ryshfet. Paratë nuk janë dhënë përnjëherë, por ashtu siç ka avancuar faza e pajisjes me licencë, transmeton Lideri.mk.
Pyetja është sa ka kushtuar dhe sa veta ka ryshfet pronari Dejan Jovanov Deki? Ai tani është në paraburgim, ndërsa në Koçan tashmë spekulohet se ka marrë me vete fletoren në të cilën ka shënuar të gjithë emrat dhe shumat që ka dhënë në vitet e kaluara.

Video: https://youtu.be/8oURT5KEEIk