Protestoj – Xhemi Hajredini

Protestoj

Artistët tërhiqen rrëshqanë,
si të shkretë e të mjerë,
si leckë e pavlerë!
Asnjë ndjenjë
për zonjat e lisit,
që lëndohen nga fisi i pisit!
Përbaltet djalëria,
poshtërohen gazetarët,
tmerrohen lajmëtarët!
Foleja e shqipeve rrënohet,
nga shkatërruesit narcistë,
të shekullit të ri.
Unë protestoj,
madje, akuzoj,
le të më dëgjojnë të gjithë…
edhe dielli, hëna dhe yjet…
Të vdekshmit
e të pavlefshmit,
çafkat e kuqe,
po rrahin e bërtasin,
mbi pinjollët e Skënderbeut,
shfryjnë urrejtjen, godasin!
Ti mos u dorëzo!
Vepro për të qëndruar!
Guxo për të ngadhnjyer!
Jeto për të rrëfyer!

© Xhemi Hajredini
Strugë, Maj 2020