Mickoski: Do të përgjigjen të gjithë fajtorët për tragjedinë e Koçanit, pavarësisht a janë VMRO-DPMNE, LSDM apo BDI

Do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë faj në çfarëdo mënyre për atë që ndodhi, qoftë edhe për një milimetër, pavarësisht nëse janë nga VMRO-DPMNE, LSDM, BDI apo ndonjë parti tjetër politike, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë apo të tjerë, pavarësisht nëse janë të krishterë apo myslimanë. Kushdo që rezulton fajtor do të përgjigjet, thotë kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e sonte në emisionin qendror informativ “Tema e ditës” në TV Sitel.

Kryeministri Mickoski shtoi se nuk ka ndalesë dhe gjithçka që më parë është fshehur, apo siç tha ai është futur nën qilim, do të zbulohet dhe bëhet e ditur deri në fund, derisa të vijojë llogaridhënia e plotë.

“Dhe jo vetëm për këtë rast, ata do të mbajnë përgjegjësi edhe për shumë raste të tjera, të cilat në të kaluarën i kanë lënë qytetarët dhe kujtimet e tyre me një ndjenjë dyshimi nëse vërtet gjithçka është bërë ashtu siç është dashur. Tani është koha që çdo gjë që është fshehur më parë nën qilim të zbulohet dhe gjithçka që është fshehur nën tapet të zgjidhet”, tha ai.

“Jemi nisur dhe nuk ka të ndalur. Ne do të shkojmë deri në fund. Kanë dashur ta shohin fundin, mirë do ta shohin fundin”, u shpreh i vendosur kryeministri Mickoski.