
Mësim shum i rëndë dhe tragjik, për shtetin, institucionet, agjensionet, inspektoratet shtetërore, kryetarët e komunave, profesionistët, pronarët dhe menaxherët e klubeve, kabareve dhe diskotekave, me humbjen e jetëve të fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm.
Në një “Kasollë” me një sipërfaqe prej 300.00 m2, që lë shumë për të dëshiruar dhe që nuk i plotëson kushtet as për edhe një njeri të hyj dhe të qëndroj brenda, ku për 250 bileta të shitura kanë qëndruar mbi + 500 persona.
Duke mos hyrë shumë në detaje, që në analizën fillestare mund të konstatohen shumë parregullsi që vetëvetiu shtrohet pyetja “Si është e mundur të lejohet të punoj një kabare, apo diskotekë, në 40 minuta larg Shkupit në këtë gjendje dhe pa asnjë kontrollë?
Ja ku çalon SISTEMI në përgjithësi dhe objekti në vecanti ;
- Një Kabare – diskotekë me Liçencë të falsifikuar, duke pasur parasysh qëndrimet e zyrtarëve përgjegjës,
- Objekti ka vetëm një derë të ngushtë për hyrje – dalje me sistem hapje jashtë standartit dhe regullores, që ngjason me një derë për hyrje-dalje në një tunel apo shpellë,
- Pa Elaborat për mbrojte nga zjarri, me dy bombola kundër zjarrit në “Kasollë” dhe pa sistem përkatës kundër zjarrit “springler” që duhet të përdoret për objekte të këtilla të rëndësisë së veçantë, – keni parasysh videon kur dikush mundoheshte të shuaj zjarrin me bombolë dore,
- Pa skemë evakuimi dhe shënime të sakta për drejtimin e lëvizjes në rast të paraqitjes së rrezikut nga zjarri, fakti që njerëzit nga paniku janë shkelur për tu larguar nga zjarri,
- Me menaxhues të paaftësuar se si të veprojë në rast të paraqitjes së zjarrit, u pa publikisht që pas paraqitjes së zjarrit njerëzit prezent nuk evakuohen dhe nuk ndalet rryma që të funksionojnë dritat panike për evakuim, por njerëzit qëndrojnë në lokal dhe e incizojnë zjarrin,
- Në diskotekë janë futur minoren përskaj kontrollit policor nga polici që e ka caktuar “Nacallniku” i Ministrit të MPB-së, pasi në mesin e viktimave ka edhe fëmijë 14 vjecar,
- Është për tu habitur nga fakti se Kabaret – Diskotekat paskan mundësi të punojnë deri në ora 04:00, ose diskoteka mbas orës 01:00, pa u furnizuar me Vendim për Pëlqim nga Këshilli i Komunës, sepse fatkeqësia është paraqitur në organet e rendit në ora 02:30,
- Materiale të përdorura lehtë ndezës, është përdorur stiropor në vend të lesh gurit, dhe pllaka të thjeshta të mbetjeve nga druri në tavan në vend të pllakave të gipsit të rezistueshme ndaj zjarrit, në kundërshtim me rregulloren për zbatim të mureve dhe tavaneve për kësi lloj objektesh,
- Material mbulues të eternitit, sallonitit, ( Cimentos së Azbestit ) i cili në rast të djegjes shperthen, plas dhe kur digjet krijon panikë, lëshon më shum dioksid të karbonit bëhet me kancerogjen dhe mbytës,
- Pa mbajtës të rendit brenda dhe jashtë objektit, sidomos me ndezjen e fishekzjarrëve kur lartësia e objektit është e vogël reth 3.00 m dhe nuk janë përdoruesit të aftësuar, të licencuar për përdorimin e bombolave kundër zjarrit etj.
Po KOMUNA E STRUGËS që udhëhiqet nga një NON GRATË për shkak të KORRUPCIONIT MADHOR, si qëndron me gjendjen e sigurisë së Lokaleve, Klubeve, Kabareve dhe Diskotekave të këtilla në Strugë?!
ZOTËRINJ… – Lini lojrat politike dhe futuni në thelb të problemit, sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi tjetër sepse MJAFT JETË NJERËZISH DHE FËMIJËSH JANË DJEGUR NË KËTË VEND…
Lulzim Nasufi.