Izraeli rifillon sulmet në Gaza, vriten 30 palestinezë

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur si pasojë e një serie sulmesh ajrore izraelite në qytetin Gaza, në veri të Rripit të Gazës.

Më shumë se 35 sulme ajrore izraelite kanë goditur Gazën gjatë gjysmë ore të fundit, ndërsa ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile po luftojnë për të evakuuar të vdekurit dhe të plagosurit.