
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani synon mandatin e tretë për këtë komunë, por kësaj here do të dalë në garë si i pavarur. Po a nënkupton kjo se Shabani po ia kthen shpinën Ziadin Selës? Ja çfarë tha për TV21:
I pavarur po. Për të tjerat ende nuk kam qëndrim, do të shohim ditët në vijim si do të rrjedhin punët”, tha Shabani për TV21.
Isen Shabani është nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që është pjesë e Frontit Europian. Se a do të kalojë në taborin tjetër, ASh-në e Arben Taravarit në VLEN, kjo ende nuk dihet dhe mbete të shihet se çfarë lëvizjes do të bëjë Shabani. Zgjedhjet lokale priten të mbahen në tetor të këtij viti.