StrugaPost.com
Trupi i një djaloshi të zhdukur Grosse Ile u zbulua nga një peshkatar të Shtunën pasdite.
Policia e Grosse Ile dhe Zjarrfikësit iu përgjigjën incidentit në ora 13:00 dhe e morën trupin pranë ishullit Celeron në lumin Detroit.
Një ekzaminues mjekësor konfirmoi identitetin e djaloshit të humbur të Grosse Ile si 24-vjeçari Arsim Zendeli, tha policia. Rezultatet nga autopsia aktualisht janë në pritje, por nuk dyshohet se bëhet fjalë per krimi.
Familja e Zendelit e raportoi atë si të zhdukur më 7 prill. Policia thotë se automjeti dhe veshja e tij u gjetën më parë, por djaloshi nuk u gjet pas kontrollit të gjerë nga forcat e rendit dhe një ekip kërkimi dhe shpëtimi.