VRMO-DPMNE: Rrjeti kriminal i LSDM-së dhe BDI-s le ta dijë se vjen koha e sundimit të ligjit

LSDM dhe BDI, ndërsa drejtonin qeverinë, në vend që të mendonin për qytetarët dhe një të ardhme më të mirë për ta, si dhe për të mirën e shtetit, ishin të fokusuar te vjedhja.

LSDM dhe BDI kanë lejuar një krim prej 167 milionë eurosh, i cili ishte gjithashtu kancerogjen.

Me tenderin konkret për mazut për TEC Negotinë, ata kanë kryer dy vepra kriminale: vjedhje të parave publike dhe helmim të popullit.

Ndërkohë, personat që janë pjesë e këtij rrjeti janë arratisur, siç është rasti i Vasko Kovaçevskit, ndërsa djali i deputetit të BDI-së, pronari i Pucko Petrol, vetëm pas ankesave të shumta mori masën e paraburgimit.

Kjo skemë e LSDM-së për vite me radhë ka vjedhur paratë publike, ndërsa një pjesë e tenderëve, si një prej shumë të tillëve me vlerë 22 milionë euro, ishte subvencionuar nga vetë qeveria me një shumë prej 15 milionë eurosh.

LSDM dhe BDI kanë tentuar, përmes lidhjeve të tyre në sistemin e drejtësisë, të mbrojnë personat e përfshirë në këto vepra kriminale.

Po kalon koha kur mbroheshin kriminelët – Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE vendos rregull dhe punon në interes të qytetarëve, thuhet në deklaratën e partisë