
Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot e përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh populli, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin.
“Është e qartë se një numër i vogël i prokurorëve dhe gjykatësve janë mbrojtësit e fundit të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Sjellja e tyre është e qartë dhe nga ajo që bëjnë disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor shihet se ata praktikisht i mbështesin ato politika dhe atë sjellje. Po ashtu vendimi i atyre që i votuan, përkatësisht deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë është pa mëdyshje i qartë. Kur ata që e kanë dhënë më parë besimin votojnë interpelancë, pra votë mosbesimi ndaj teje, është e virtytshme, e ndershme të mos luash, të mos kërkosh vrima në ligje, të largohesh. Shumë e thjeshtë. Ne shohim që individët atje po çojnë inat. Ata mendojnë se me inat do të mund të bëjnë diçka. Unë jam vazhdimisht me popullin dhe dëgjoj se si reagojnë. Dhe dua të them vetëm se nëse nuk veprojnë sipas vendimit të atyre që i zgjedhin, ata janë deputetët, kam frikë se populli mund të vetëorganizohet dhe të protestojë sepse populli është i etur për drejtësi”, ha kryeministri Mickoski.
Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.
“Ne dolëm në zgjedhje, fituam gjysmë milion vota, për ne ishte e rëndësishme dhe pjesë shumë e rëndësishme e fushatës dhe programit tonë ishte drejtësia. Drejtësi për të gjithë, jo vetëm për individë, por drejtësi për të gjithë. Dhe në emër të kësaj, kam ndjenjën se nëse ndodh një përshkallëzim i tillë dhe del të protestojë populli se ai mund të jetë i shumtë në numër dhe normal, i mbështetur personalisht nga unë. Nëse përdorin lojra, çojnë inat se mund të vetëorganizohet populli dhe tu ndodh popull”, theksoi Mickoski.
Ai konfirmoi edhe se gjykatësit nga Këshilli Gjyqësor të cilëve u ishte votuar mosbesimi do të vazhdojnë të marrin pagë, derisa nuk largohen nga funksioni, që është thotë edhe një arsye për revoltën te qytetarët.