Gëzuar Dita e Verës.Pse quhet e Dita e Verës;Një sqarim që shpeshherë është i nevojshëm. Pse dita quhet e Verës, kur në fakt festivali është pranveror.Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë), ka vetëm dy stinë, Verë dhe Dimër, dhe stinët nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor,atëherë kur festohet përkatësisht Mesvera dhe Mesdimri. Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në EvropënPerëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetështatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër më të vjetërit jo vetëm në
Ballkan por edhe në Evropë. Dita e Verës e vërteton këtë lidhje, sepse vetë “Dita e Verës” është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur me shumë fanatizëm deri
në ditët tona, natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare
dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë, një feste pranverore
shqiptar që festohet në Trojet tona në 14 Mars, Dita e Verës i ka rrënjët në fetë tradicionale shqiptare, greke dhe romake.

Më 13 mars njerëzit shkojnë dhe mbledhin lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, marrin një tufë që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në rethin e Ohrit dhe Strugës por është festë
mbarëshqiptare, që kremtohet si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Një përshkrim nga i madhi Faik Konica, – Ç’është Dita e Verës? / Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kremtojnin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur shkrin bora dimërore, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktura, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.
Dhe ashtu lindi festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pakë në trojet Shqiptare, femijet, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjeve të nderura. Dita e Verës ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një gjalmë i
përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës
(verojka, verore, nga verë).

Me “14 mars” në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë. Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për të mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët,
dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjve me fitimas (që do të thotë se ai që ka vezën më të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet).

Dita e Verës është një festë e mirëfilltë mbarë shqiptare, Të paktën në atë masë që ajo ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar, por në të vërtetë kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani. Pse ? Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare.
Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh
me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Trojeve Shqiptare, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

“Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriu, veçse sjellin një gëzim të kulluar…” Faik Konica.

Një festival tjetër i ekuinoksit të pranverës i vëzhguar në Trojet Shqiptare është Dita e Sulltan Nevruzit, i festuar më 21 Mars.

Gëzuar Ditën e Verës,
Ohri Gjithmon Me Ju.