Një numër i madh i plazheve në Plazhin e Madh i është dhënë kompanisë Eagle Hills pas procesit të tenderimit për marrjen me qira të lokacioneve në rivierën e Ulqinit. Sipas informacioneve jozyrtare të Primorskog portala, për 30 nga 40 ofertat, shumën më të lartë të qirasë e ka ofruar kjo kompani, e cila është në pronësi shumicë të kapitalit arab.

Eagle Hills është një kompani private ndërtimore nga Abu Dabi, e specializuar në ndërtim dhe investime në pasuri të paluajtshme. Në Ballkan, ajo njihet për projektin Beograd na vodi.

Prej vitesh, qiramarrësit e plazheve në qytetin më jugor bregdetar të Malit të Zi kanë qenë ulqinakët.

Plazhet e fituar janë si:
„Saranda“, „Adriatica“, „Imepirial“, , „Hill’s“, „Mojito“, „Habana“, „Safari“, „Tropikana“, „Koral“, një pjesë e „Pearl beach“…