Trump urdhëron tarifa 50% për çelikun dhe aluminin kanadez

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sapo ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku bën me dije se do të rrisë tarifën për të gjithë çelikun dhe aluminin që vijnë në SHBA nga Kanadaja në 50%.
Një tarifë prej 25% ishte vendosur të zbatohej të mërkurën.

“Bazuar në vendimin e Kanadasë për të vendosur një tarifë 25% për ‘elektricitetin’ që vjen në Shtetet e Bashkuara, unë kam udhëzuar Sekretarin tim të Tregtisë që të shtojë një tarifë SHTESË 25%”, thuhet në postimin e Trump në Truth.

Ai shprehet se masa do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes dhe është në përgjigje të qeverisë kanadeze që prezanton një tarifë prej 25% për eksportet e energjisë elektrike në SHBA.

Trump shkruan në mediat sociale: “Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar. Kjo do t’i lejojë SHBA-së të bëjë shpejt atë që duhet bërë për të lehtësuar këtë kërcënim abuziv nga Kanadaja”.

“Nëse tarifat e tjera skandaloze, për një kohë të gjatë nuk do të ulen gjithashtu nga Kanadaja, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për makinat që vijnë në SHBA, të cilat, në thelb, do të mbyllin përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada”, thotë presidenti amerikan,

Dje, kryebashkiaku i Ontarios, Doug Ford njoftoi një shtesë prej 25% për energjinë elektrike të lidhur në SHBA.