KËRKIM FALJA NË ISLAM

Është një rast kur shoku fisnik Ebu Dherri i tha një shoku tjetër fisnik Bilalit:
“A mendon edhe ti se kam gabuar o djali i një zezake”.
Nga këto fjalë Bilali r.a. u ndje i ofenduar dhe i pikëlluar duke thënë:
“Pasha Allahun, unë do të ankohem te i Dërguari i Allahut për ty!”
Fytyra e të Dërguarit të Allahut ndryshoi kur dëgjoi se çfarë kishte ndodhur dhe tha: “O Ebu Dherrah, a po e ofendon atë duke e fyer nënën e tij? Ti je vërtet një njeri në të cilin ka sjellje të pahijshme.”
Ebu Dherri qau dhe i tha:
“O I Dërguari i Allahut, kërkoji falje Allahut për mua”, dhe doli nga xhamia.
Kur e pa sërish Bilalin, uli fytyrën në tokë duke thënë: “Pasha Allahun Bilal, nuk do ta ngre kokën nga toka derisa të më vendosësh këmbën në fytyrë”. Ti je një burrë fisnik dhe unë jam një tallës”.
-Bilali qau me hidhërim dhe u afrua dhe e puthi fytyrën që ishte në tokë, e pastaj tha: “Pasha Allahun, nuk do të qëndroja në fytyrën që i i ka bërë sexhde Allahut qoftë edhe një herë”.
Pastaj të dy u ngritën, u përqafuan vëllazërisht dhe qanë.

-Sot ne ofendojmë njëri-tjetrin pafundësisht dhe nuk mund të themi më falni, më falni vëlla, mik , komshi etj.
-Në të vërtetë, të kërkosh falje, të kërkosh hallall, të pranosh një gabim është një trashëgimi fisnike islame që i bën njerëzit më të mirë.