
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, raporton “New York Times”, është shprehur se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime në territorin që Rusia ka kapur që nga viti 2014, si pjesë e çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
“Gjëja më e rëndësishme është që Ukraina është e përgatitur për të bërë gjëra të vështira, ashtu siç rusët do të duhet të bëjnë gjëra të vështira për t’i dhënë fund këtij konflikti ose të paktën ta ndalojnë atë”, theksoi Rubio, pa sqaruar se çfarë lëshimesh do të duhet të bëjnë të dyja palët.
The Guardian thotë se, delegacioni ukrainas është gati të propozojë një armëpushim në Detin e Zi dhe sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi, si dhe lirimin e të burgosurve, në takimin e tij nesër me amerikanët në Arabinë Saudite. Dhe është gati të nënshkruajë marrëveshjen për tokat e rralla.