VËLLAU IM REFUGJAT
Ngandonjëherë njeriu nuk e shpreh dot me fjalë,atë që ka në zemër.Dikush e shpreh me lot,dikush shtërngon dhëmbët,dikush qan mbrenda vetes, e dikush bërtet.-Edhe unë bërtita sot,shtërngova dhëmbët nga dhimbja,por më shumë nga inati….!
Shiu i ftohtë i Prillit po binte mbi shpinën e tij,kisha një ndjenjë që edhe unë po lagesha bashkë me trupin i tij të njom,më dukej se po shihja vëllaun tim,kurse ai kishte ulur kokën dhe po rrëmonte një kanal. Valët e jetës e kishin përplasur pamëshire nga një sfidë, në një tjetër.kishte ardhur në Maqedoni,nga një fshat i Librazhdit,për të fituar ndonjë lek sa për bukën e gojës, Nuk ishte problem puna që bënte ky djalosh i ri , nuk ishte problem as shiu që po i kullonte në teshat e tija,por ku do ti thante ato tesha ai i ngrati?!Ku do flinte ai i shkreti?!Kush do ja pregatiste ushqimin atij të shkretit?!Këto ishin pyetjet që më prekën palcën dhe më bën të bërtas sepse ndjeja dhimbje, edhe pse nuk më ndëgjon askush,më bën të qaj edhe pse smë kupton askush.Smë kuptojnë ata që nuk duan,sepse një Nënë së cilës i mungon djali në sofër,më kupton më mirë se çdo kush tjetër, një Nënë që i mbesin sytë nga dera tek fshin lotët me duar të dridhura e zemra e saj e heshtur qe thotë “ah bir, më ka marrë malli.“
E kush të solli në këtë gjendje o populli im i vuajtur o vëllau im refugjat?! – I shkelur dhe i poshtëruar nga të tjerët shekuj me radhë?!Por tani si është puna kush po të shkel?!Po të shkel ai që ti e legjitimove me votën tënde?!Ata që e sollën popullin në këtë gjendje që të sorrolaten rrugëve të botës për bukën e gojës,nuk duan tja din për këtë djal dhe për këtë nënë,ata për veti miljonat i kan të siguruara.Shqipëria anëtare në NATO,lejon që qytetarët e saj të punojnë kanalet e Maqedonis e cila akoma nuk e din emrin si e ka!Të poshtërohen dhe të shkilen nga të tjerët, në vend që të jen faktori kryesor në vendimmarrje në Ballkan?!Ky fenomen më bën të bërtas e të shtërngoj dhëmbët,e ndoshta dikush do më ndëgjoj…….
Përparim istrefi
Veleshtë-Strugë