
Më 08.03.2025, rreth orës 14:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, pranë rrethrrotullimit për lagjen Raça.
Në aksident janë përfshirë një automjet “Mazda” me targa të Ohrit, i drejtuar nga D.N. (76) nga fshati Vranishtë i Strugës, dhe një motoçikletë me targa të Ohrit, e drejtuar nga J.C. (27) nga Ohri.
Sipas mjekut të Ndihmës së Shpejtë, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit po kryhet hetim nga ekipet policore nën drejtimin e prokurorit publik.