
Një maqedonas u gjet i vrarë të mërkurën në Crestwood, Illinois, kurse selisë së kompanisë së tij u vu zjarri.
I dyshuari për vrasjen është një punonjës i kompanisë, i cili është arrestuar në një shtet tjetër, 230 kilometra larg vendit të krimit.
“Menjëherë pas orës 16:00 të së mërkurës, policia dhe zjarrfikësit e Crestwood iu përgjigjën thirrjes së tymit të fortë në ATG Truckload. Pronari i ndjerë i kompanisë është identifikuar si Dane Koteski 48-vjeçar, i cili në faqen e kompanisë së transportit figuron si president dhe CEO”, raportojnë disa media amerikane,
Zjarrfikësit e Crestwood shua me shpejtësi zjarrin e vogël, kur trupi i një burri u gjet në katin e dytë të ndërtesës, mes tymit të dendur.
“Gjatë orëve të ardhshme, hetuesit mblodhën dhe ndoqën pista të shumta. I dyshuari është identifikuar. Është konstatuar se bëhet fjalë për një shofer i cili punonte te pronari i ndjerë i kompanisë”, njofton policia./