
Industria Turke e Hapësirës dhe Aviacionit (TUSAŞ-TAI) ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me prodhuesin turk të raketave “DeltaV” për të zhvilluar një sistem mikrosatelitor me rezolucion të lartë, transmeton Anadolu.
TUSAŞ do të lançojë sistemin kombëtar mikrosatelitor me një ngarkesë elektrooptike dhe me rezolucion të lartë me një sistem shtytës të prodhuar nga DeltaV, sipas një deklarate nga TUSAŞ.
Softueri tokësor dhe i fluturimit të sistemit satelitor, njësitë e fuqisë dhe ndërfaqes, dhe kompjuterët e fluturimit po zhvillohen përmes mjeteve kombëtare, tha kompania shtetërore.
Projekti do të forcojë më tej pozitën udhëheqëse të Türkiyes në këtë fushë, pasi sistemi satelitor do të përdoret për një mori fushash, duke filluar nga mbrojtja te monitorimi mjedisor dhe nga menaxhimi i fatkeqësive te planifikimi urban.
Satelitë me rezolucion 0,9m dhe 0,5m janë planifikuar të zhvillohen si pjesë e projektit, duke formuar një “ekip” satelitësh në orbitë. Faza e projektimit paraprak ka përfunduar me sukses dhe faza kritike e projektimit është përshpejtuar.
Aktivitetet e komandës dhe kontrollit të misionit janë planifikuar të kryhen në Stacionin Tokësor Akıncı në kampuset e TUSAŞ-it.