
Kremlini ka konfirmuar se Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA-së në bisedimet që lidhen me armët bërthamore.
Mediat shtetërore ruse Zvezda e kishin raportuar më parë këtë zhvillim, ndërsa Bloomberg News gjithashtu bëri të ditur se Rusia kishte pranuar të ndihmonte administratën e Trumpit në komunikimin me Iranin për çështje të ndryshme, përfshirë programin bërthamor të Teheranit.
Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjatë mandatit të tij të parë. Marrëveshja parashikonte që Irani të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump ka rikthyer sanksionet maksimale ndaj Iranit.
Këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se Irani ishte një nga temat e diskutuara në bisedimet e fundit mes Rusisë dhe SHBA-së në Riad.