
Pas përplasjeve e tensioneve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq, duke mbajtur në duar pamje nga shkrimet e mediave në Kosovë, ka akuzuar opozitën në Serbi se “po e kënaqin terroristin Albin Kurti”.
Ajo ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.
“Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bërnabiq ndër të tjera.
Tym, gaz lotsjellës e mjete piroteknike, u hodhën sot gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë, derisa situata eskaloi edhe më tepër pasi pati përplasje fizike mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.