Me kontributin e diasporës shkolla në Strugë rregullohet si shkollat në Zvicër

Shkolla fillore ne fshatin Frëngovë, pjesë e Komunës së Strugës, prej kohësh eshtë lënë pas dore, pavarësisht se janë dhënë fonde për rregullimin e saj. Punimet nuk
u perfunduan kurre dhe nxënësit vazhdonin të mësonin ne kushte te veshtira. Perballe kesaj neglizhence institucionale, një grup prinderish dhe banorësh vendosën të veprojne vetë, duke marrë persipër sanimin e shkolles shkruan Strugalajm .
“Kemi lyer muret, kemi vendosur dyer te reja, pllaka, ndriçim elektrik, pasi shkolla ishte pa asnje drite.
Rregulluam rrethojen dhe shume gjera te tjera. Çdo investim eshte bëre nga xhepi ynë, pa asnje ndihme nga Komuna apo Ministria e Arsimit,” – tha Valon Xhaferi, një nga perfaqesuesit e grupit vullnetar.

Në vijim te kesaj iniciative, mërgimtarët nga Zvicra kanë marrë persipër te ndihmojnë për renovimin e tualeteve të shkollës. “Shpresojmë që ky shembull të motivojë edhe bashkatdhetarët tanë nga Gjermania dhe Amerika që te kontribuojnë, sepse deri tani vetëm mërgimtarët nga Zvicra po ndihmojne,” shton Xhaferi.
Ky eshtë një shembull i fortë i solidaritetit dhe pergjegjesisë qytetare, ku njerëzit nuk presin premtime boshe, por marrin fatin në duart e tyre për të siguruar kushte më të mira per femijet e tyre.