Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt “të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”

Donald Trump ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale duke i kërkuar Volodymyr Zelenskyt të “tërhiqet” dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së ripostoi një opinion nga Michael McCune në platformën e tij sociale Truth Social, i cili tha se presidenti ukrainas nuk do të ketë “zgjidhje tjetër veçse të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e Trump”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo pason një takim intensiv midis Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Postimi vazhdon: “Por këtu është pjesa gjeniale – Trump në fakt po mbron Ukrainën pa e tërhequr SHBA-në në luftë”.

“Duke negociuar një marrëveshje mineralesh, Trump siguron që amerikanët do të përfshihen në industrinë minerare të Ukrainës. Kjo e pengon Rusinë të nisë një pushtim sepse sulmi ndaj Ukrainës do të nënkuptonte rrezikimin e jetëve amerikane – diçka që do të detyronte SHBA-në të përgjigjet”.

“Trump i lavdëroi të dyja palët si një lojtar shahu. Në fund, Zelesnky nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të pranojë, sepse pa mbështetjen e SHBA-së, Ukraina nuk mund të fitojë një luftë të zgjatur kundër Rusisë”