Humbin jetën nëna dhe biri, aksident tragjik në Shqipëri

Dy persona, nënë e bir kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.

Policia tha se furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.