
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka reaguar pas asaj që ndodhi në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenskyt.
Baerbock tha se Ukraina nuk është vetëm dhe se Gjermania se bashku me aleatët e tjerë evropianë qëndrojnë bashkë përkrah Ukrainës dhe kundër agresionit rus.
“Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona”, tha Baerbock, transmeton Klankosova.tv.
Pak orë më herët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trump e Zelensky u përplasën ashpër në lidhje me luftën e Rusisë.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trumpi ka urdhëruar që Zelensky të largohet.