Hulumtim: Mbi 60% e të rinjve në Strugë duan të shpërngulen përgjithmonë

Një hulumtim nga shoqata “Aqua” me 500 të rinj (16-19 vjeç) tregon se 62% e tyre do të largoheshin përgjithmonë nga Struga. Arsyet kryesore janë mungesa e vendeve cilësore të punës, standardi i ulët i jetesës, tregu jokonkurrues i punës, korrupsioni, partizimi dhe mungesa e mbështetjes institucionale transmeton Strugalajm.

Analiza thekson nevojën për masa urgjente si përmirësimi i kushteve të punës, zhvillimi i sipërmarrjes së të rinjve, arsim cilësor dhe krijimi i më shumë mundësive kulturore dhe sociale. Rekomandimet do t’u dorëzohen institucioneve lokale për të ndaluar shpërnguljen masive të të rinjve nga qyteti.