
EVN vazhdon të hesht , ndërsa qytetarët vazhdojnë të ankohen për faturat e larta që marrin për energjinë elektrike të harxhuar për muajtë e fundit nga kjo kompani.
Përse nuk përgjigjet kompania EVN dhe ku duhet të raportojnë problemet e tyre qytetarët të cilët muajt e fundit janë duke u përballur me çmime të larta të energjisë elektrike, ku qëndron problem dhe pse kompania EVN është e mbyllur edhe për mediat.
Shumë qytetar u ankuan edhe sot. Ata për Klan Macedonia thonë se EVN nuk sqarohet për faturat paushalle me çmime shumë të larta. Disa prej tyre kapin shifra maramëndëse.
Shiko para dy muajve më ka ardhur fatura 2.000 mijë denar, këtë muaj mbi 30.000 mijë denarë. Le të vijnë ta kontrollojnë orëmatësit i kemi jashtë. S’lajmërohen askush hiç por më thanë të ankohem tek punkti i ri. Ankesa a është valida, kur vijnë a s’vijën…
K’tu gjithë duhet të kesh një person të njohur.
Ne nuk e di pse i zgjedhim këto udhëheqësit tonë me na organizu me na drejtu edhe me funskionu sistemet nëse sistemet nuk bëjnë atëher edhe populli është ky që është edhe kështu e meriton, tjetër s’di, ka plot për të thënë, por beoi se është mjaftë…
Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski ditë më parë deklaroi se nëse EVN I përgjigjet negativisht ankesës së qytetarëve ata kanë të drejtë të paraqesin ankesë deri ta komisioni i tyre, Ai bëri të ditur se pothuajse gjitha ankesat e paraqitura deri më tani deri tek ata kanë marrë përgjigje pozitive dhe në këtë rast EVN detyrohet të korigjoj faturat e qytetarëve që kanë paraqitur ankesë. /tvklan.mk/