
Ibrahimi: Bujar Osmani do të digjet politikisht nëse garon në zgjedhjet lokale!
Kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin”Dialog në Lajm”, ka komentuar zërat për kandidimin eventual të ish-ministrit të jashtëm Bujar Osmani, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ibrahimi nuk e sheh kandidaturën e Osmanit si serioze dhe thotë se nëse do t’i futej kësaj gare, mund të digjet politikisht.
“Nuk është ndonjë konkurencë serioze dhe gjykoj se kjo është radha e arshme kur z.Osmani mund të digjet politikisht”, tha Ibrahimi në Dialog me Lajm TV