
Kuvendi me shumicë votash miratoi propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Ndryshimet në ligj parashikojnë obligim ligjor për tregtarët me pakicë, pavarësisht bizneseve të vogla, të mesme apo të mëdha, që në uebfaqet e tyre të publikojnë çmimet e produkteve që shesin.
Inspektorati i Tregut do të kontrrolloj punën në qoftë se ka parregullësi do të ketë gjoba.
Deputetët e LSDM-së nuk morën pjesë as në komisione e as në seancë plenare, edhe pse paraprakisht e kritikuan si masë që nuk sjellë asnjë të mirë për qytetarët.
Ky propozim ligj është vazhdim i masave të Qeverisë, pasi paraprakisht vendosi edhe ngrirje të marzhave të fitimit bruto për marketet dhe atë për 102 grupe të produkteve.
Për tetë produkte bazë u vendos marzhë prej 5%, për 55 grupe të produkteve 10%, ndërsa për 39 grupe të produkteve marzhë prej 15%.