Mexhiti sqarohet: Inspektorati ka dhënë vërejtje për praktikat që janë vendosur nga ministrat e BDI-së e LSDM-së

Veprimet e Inspektoratit, që opozita thotë se kanë të bëjnë me dyshimet për korrupsion, foli ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti që siç tha, nuk janë vërejtje për shkelje ligjore, por për praktikat që janë vendosur e zbatuar nga ministrat e BDI-së dhe të LSDM-së.

“Fillimisht reaguan se janë zvogëluar ingerencat dhe kjo, ku dolën se nuk e kanë të qartë procedurën, përkundrazi ingerenca përcakton me Kushtetutë dhe me ligje dhe nëse ka pasur ndryshime, është sepse Inspektorati i Ambientit Jetësor deri më herët ka qenë inspektorat autonom, tani është pjesë e Ministrisë së Ekologjisë. Kur e panë se këtu dështuan, tendenca e dytë është për të paraqitur një inspektim të rregullt të Inspektoratit Administrativ, ku dha sqarime eh denga Ministria e Administratës që është inspektim i rregullt dhe ka dhënë një sugjerim, një vërejtje, jo për kompetencat, jo për shkelje ligjore, por ka të bëjë me një praktikë të vendosur më herët. Këtë praktikë nuk e kam vendosur unë por është prej vitit 2016, duke filluar nga ministri i BDI-së Nuran Izairi, Bashkim Ahmeti, Sadullah Duraku, Naser Nuredini dhe në fund pra edhe ministrja e LSDM-së, Kaja Shukova, e kanë zbatuar këtë praktikë. Inspektorati ka dhënë një vërejtje për një praktikë dhe jo për kompetenca, tha Izet Mexhiti.