
Paga mesatare neto në RMV për muajin dhjetor 2024 ishte 43,587 denarë ndërsa paga bruto është 65,582 denarë, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit dhjetor 2024 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023 është 109,0.
Indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit dhjetor 2024 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023 është 109,2.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto dhe bruto për të punësuarit në disa sektorë.
Kujtojmë se paga mesatare e paguar neto në muajin nëntor 2024 ishte 41.999 denarë, ndërsa paga mesatare bruto në nëntor ishte 63.154 denarë.
Nga ana tjetër, vlera e shportës minimale sindikale për muajin aktual është 521 denarë më e lartë se në janar, kur ishte 63.252 denarë.