Mickoski nga Uashingtoni: Po ndryshimet Kushtetuese por me garanca

Nga Uashingtoni ku po merr pjesë në Këshillin Atlantik kryeministri Mickoski foli për angazhimin e vendit drejt eurointegrimeve por duke mos lënë revoltën dhe frustrimet e qytetarëve të vendit. Megjithatë sipas tij, qasja e duhur për tu bërë ndryshimet kushtetuese do të ishte vetëm ajo që jep garanca.

“Ne prezantojmë qasjen tonë, përpiqemi të bindim sa më shumë njerëz që është e mundur, përpiqemi të bindim sa më shumë diplomatë që është e mundur se kjo është qasja e duhur për shtetin dhe për popullin që përjetoi shumë nënçmime vetëm ne emër të perspektivës Evropiane, si asnjë vend tjetër. Qasja e formës, ata janë brenda kurse ju jeni jashtë. Nëse dëshironi të jeni pjesë e klubit atëherë duhet të pranoni gjithçka, është pak si ultimatum”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Mickoski rikujton detyrat që ka përmbush RMV-ja në rrugën drejt BE-së pavarsësisht se ato marrëveshje kanë qenë të pa përshtatshme dhe kanë poshtëruar vendin, por nuk hezitoi të rikujtoj edhe premtimet e dhena nga BE dshe SHBA-zë.

“Ishte viti 2018 kur shumë njerëz nga e gjithë bota na vizituan. Shumë përfaqësues të lartë nga BE-ja, kryeministra të shteteve shumë të fuqishme, presidentë po ashtu dhe na thanë vetëm ndryshoni emrin dhe meqë jeni në linjën e parë, menjëherë do të bëheni pjesë e NATO-s dhe do të filloni negociatat me BE-në dhe një periudhë prej 4-5 vitesh do të bëheni pjesë e BE-së. ata 4-5 vite kaluan dy vjet më parë dhe ne jemi në të njëjtën situatë se 20 vite më parë por ndërkohë kemi ndryshuar flamurin, Kushtetutën, valutën, emrin dhe gjithçka. Prandaj unë flas gjithkund nëpër botë tani, ta ngrejë vetëdijen për historinë e fatit të Maqedonisë e që është shembulli më i mirë i standardeve të dyfishta” – tha Mickoski.

Këto komente Mickoski I bëri nëKëshillin Atlantik në Uashington.