
Pas më shumë se 13 vjet një vajzë nga Shuto Orizarja e Shkupit pajiset me dokumente, gjegjësisht vjen nga Vërtetimi nga libri amë i të lindurve dhe me këtë bëhet e dukshme për institucionet dhe pandërprerë t’i realizojë të drejtat e saj dhe të regjistrohet në shkollë, raporton MIA. Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në konferencë për media tregon se ky nuk është rast i izoluar dhe ju bën thirrje institucioneve që të animohen dhe ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm” të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore në vitin 2021.
Edhe pse për zgjidhjen e problemit nevojitej vetëm dokument nga spitali ku ka lindur fëmija, rasti mbyllet pasi përfshihet Qendra ditore, organizatat joqeveritare dhe Avokati i Popullit. Është interesante, që edhe vetë Avokatit të Popullit i kanë kërkuar më shumë dokumente dhe i duheshin rreth dy muaj që ta zgjidhin këtë rast.
Udhëheqësja e Qendrës ditore në Shuto Orizarë, sqaroi se procedura fillon nga viti 2023, kur te ata drejtohet nëna e vajzës. Problemi, siç tha, është ai se edhe pse vajza ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, babai nuk jeton në shtet, ndërsa nëna nuk ka arritur ta regjistrojë në librin amë.
Avokati i Popullit Ziberi informoi se problem me regjistrimin në evidencën e librave amë dhe marrjen e vërtetimit kanë shumë persona. Në thirrjen e parë nga 700 të paraqitur, të animuar dhe të nxitur janë 400 të parashtrojnë kërkesë që të evidentohen. Prej tyre, 268 kishin hyrë në procedurë, ndërsa 60 deri më tani kanë arritur të marrin numër amë.
“Problemi ka qenë i kahershëm dhe në vitin 2021 janë bërë një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat krijuan kushte që regjistrimi të kryhej sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, gjërat janë të ndryshme në praktikë. Dëshmi se nuk po funksionon në mënyrë optimale është se në vitin aktual, edhe pse është më pak se dy muaj, kemi ankesa nga kjo zonë. Një nga shembujt më të spikatur është kur nëna dhe fëmija nuk janë të regjistruar dhe janë praktikisht të padukshëm për institucionet”, sqaroi Ziberi.
Ziberi, theksoi se në rekomandimet e raportit vjetor do të tregohet se Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë duhet të jetë më azhure.
Ndryshe, sistemi jo konsistent i shkëmbimit të të dhënave të institucioneve, numri i madh i procedurave burokratike dhe ligjet e krijuara keq çuan në faktin që mbi 700 persona në vend nuk kanë shtetësi. Shpesh të quajtur në publik si persona “fantom”, këta persona nuk kanë pasur akses në të drejtat elementare të njeriut – sigurim shëndetësor, posedim të letërnjoftimit dhe përdorimin e ndihmës sociale deri në hapjen e llogarisë së transaksionit.
Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullon mënyrën dhe kushtet për fitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimin e shtetësisë, organin kompetent shtetëror për zgjidhjen e këtyre rasteve, vërtetimin e shtetësisë dhe mbajtjen e evidencës së qytetarëve të Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në dhjetor të vitit 2023, janë shpërndanë certifikata për personat që nuk janë të regjistruar në librat amë. Kjo, sipas ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjidh problemin dhjetëvjeçar me të cilin përballen qindra qytetarë të lindur në territorin e vendit tonë, por të pa regjistruar në regjistër dhe pa certifikata lindjeje.