
Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, ImërlijeSaliu, në intervistë për Alsat tha se janë duke punuar vazhdimisht që çështjet shqiptare e në veçanti ajo e gjuhës të avancohen edhe më shumë.
“Ne si koalicion VLEN jemi dhe vazhdojmë të punojmë në avancimin e gjuhës shqipe dhe në këtë drejtim një nga temat dhe çështjet kryesore është 20%, zgjidhja e përhershme e gjuhës dhe çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, ne garantojmë që po punojmë të mbrojmë dhe avancojmë edhe më lartë gjuhën shqipe”, tha deputetja e koalicionit VLEN, ImërlijeSaliu.
Ajo shtoi se nuk duhet që opinionit t’i servohen gjëra të pasakta, rastin konkret e përmend deputetja seancën e 10 dhjetorit që nuk ndodhi asgjë përkundur faktit që pati paralajmërime se do të dëmtohet gjuha shqipe por nuk ndodhi sipas Saliu,
“Ne nuk mund të flasim sot se çfarë mund të ndodhë pas një muaji por jemi të përgatitur dhe duke punuar vazhdimisht për avancimin e çështjeve të shqiptarëve në këtë vend”, përfundoi deputetja Saliu.