Pastrimi i kanaleve kulluese në qytet e rrethinë

Në zyrën e tij, kryetari i komunës i mirëpriti në takim pune perfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike “Ekonomizimi me Ujërat”, për pastrimin e kanaleve kulluese në qytetin tonë dhe në rrethinë.
Më sakt, u diskutua për ndërmarrjen e punëve rreth pastrimit të këtyre llojeve të kanaleve nga Kalishti, pjesë e Ladorishtit e deri te lumi i Shumit, pastaj pjesa lindore e qytetit, prej te Vreshtat e Liqenit, pjesë të NJU 6, 8 dhe 9, buzë rrugës magjistrale Shkup-Qafëthanë deri në derdhjen në lumin Drini i Zi, për një rrjet kanalesh prej afro 70 km gjatësi.
Njëherit apelojmë që të gjithë ata që i kanë uzurpuar këto kanale kulluese të ndërmarrin masa në zhbllokimin e tyre, por edhe kërkojmë nga inspektoriati shtetëror dhe avokati i shtetit që të marrin masa për mbrojtje të pronës publike.


Чистење на каналите во градот и околината

Во неговиот кабинет, градоначалникот ги пречека на работна средба претставниците на Јавното претпријатие “Водостопанство“ заради чистење на каналите во нашиот град и околината.
Имено, се разговараше за преземање на работи околу чистење на овој вид канали почнувајќи од Калишта, дел од Радолишта до реката Шум, потоа источниот дел од градот, од езерски лозја, дел од УЕ 6, 8 и 9, покрај магистралниот пат Скопје-Ќафасан до истекот кај реката Црн Дрим, за мрежа од канали од околу 70 км должина.
Воедно, апелираме до сите оние кои узурпирале со овие канали да преземаат мерки за деблокада, а воедно бараме од државните