
Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000 produkte, duke i kategorizuar në tri grupe.
Grupi i parë ka të bëjë me ushqimet themelore, duke vendosur marzhë prej 5%. Në këtë grup bëjnë pjesë, mielli, vaji, vezët, etj.
Grupi i dytë i produkteve të mishit, qumshtit, brumëve etj,u vendos marzha prej 10 %.
Grupi i tretë i produkteve ku bëjnë pjesë detergjentet, ushqimet për fmijë, etj. u vendos marzha prej 15 %.
Këto masa do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë deri me 30 prill.
“Analiza e ISHT-së tregoi se tregtarët me shumicë dhe pakicë llogaritin bruto marzh fitimi për produktet ushqimore bazë prej 20%-25% për produktet bazë në tregtinë me pakicë dhe 20% – 50% në tregtinë me shumicë. Ky vendim detyron të gjithë ata që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë që të sigurojnë që të gjitha këto produkte të jenë të pranishme në rafte të paktën 70%”, tha Marjan Ristevski – zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.