
MPB njofton se ka kryer bastisje në Kërçovë ku janë gjetur armë, me çka janë ndaluar dy persona.
Me datë 17.02.2025, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë dhe nga Departamenti i Policisë Oslomej kanë kontrolluar shtëpitë e I.XH.(30) dhe R.Ç.(22), të dy nga fshati Cërvicë.
Advertisement
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e I.XH. U gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip “Ekol Firat Compact” dhe një kornizë për pistoletën. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e R.C. Është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
Personave janë ndaluar, ndërsa dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB