PËRJETIMI/ Soros për koronavirusin: Kjo është një krizë e jetës!

nvestitori amerikan George Soros komentoi mbi pandeminë e koronavirusit, duke e cilësuar atë si një krizë të jetës.

Në një intervistë me ECFR, ai tha se nuk mund të besonte se sa e papërgatitur ishte bota për një pandemi.

“Kjo është një kriza e jetës. Edhe para pandemisë, kuptova se ishim në një moment revolucionar, në të cilin, ajo që do të kishte qenë e pamundur ose e paimagjinueshme në periudha normale, u bë jo vetëm e mundur, por absolutisht e nevojshme. Eshtë një ngjarje unike që ndoshta nuk ka ndodhur kurrë në këtë kombinim dhe me të vërtetë kërcënon mbijetesën e qytetërimit tonë “, thotë Soros.

Ai shprehet se pandemitë ishin të zakonshme në shekullin XIX dhe është i befasuar që bota nuk ka mësuar nga ato përvoja.

“Miliona njerëz kanë vdekur nga pandemitë dhe ne kemi pasur një numër epidemish të tjera serioze. Eshtë bafesuese për mua se sa vende ishin të papërgatitura për diçka të tillë,” tha Soros.

Ndryshimi i kapitalizmit

Soros është i bindur se kriza do të çojë në një ndryshim të kapitalizmit.

“Ne nuk do të kthehemi atje ku ishim kur filloi pandemia. Kjo është shumë e sigurt. Ka dhe diçka tjetër që është e sigurt: “nuk mendoj se dikush e di se si do të zhvillohet kapitalizmi.”

Ai beson se kriza mund t’i bashkojë njerëzit.

“Në planin afatgjatë, kjo mund t’i bashkojë njerëzit. Në ditët e sotme, njerëzit ndikohen nga frika dhe frika shumë shpesh i shtyn njerëzit të dëmtojnë veten. Kjo është e vërtetë për individët, por edhe për institucionet, kombet dhe njerëzimin në tërësi”, argumenton ai.

Ai mendon se do të duhet shumë kohë që vaksina të zhvillohet.

“Edhe pasi të zhvillojmë një vaksinë, ne do të duhet të mësojmë se si ta ndryshojmë atë çdo vit, sepse virusi ka shumë të ngjarë të ndryshojë. Ne e bëjmë atë me gripin çdo vit,”  tha Soros për ECFR. /