
Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka hapur procedurë kundër dy personave për vepër penale sulm ndaj një personi zyrtar gjatë punës në pajtueshmëri me nenin 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se dy bashkëautorët të dyshuar për këtë vepër penale, më 15 shkurt në orët e herëta të mëngjesit, në disko në Kavadar kanë sulmuar një person zyrtar – shef policie, i cili në atë moment ka qenë në detyrë dhe ka vepruar për zbulim të autorëve të tregtisë së palejuar me drogë.
“Kur në disko e kanë vërejtur shefin të cilit edhe paraprakisht i kanë drejtuar mesazhe kërcënuese përmes personave të tjera, të dyshuarit në moshë nga 31 dhe 33 vjeç kanë filluar ta shtyjnë dhe ta godasin me grushta në kohë dhe trup, me ç’rast ia ka grisur rrobat dhe i kanë shkaktuar disa lëndime – maviosje dhe të prera”, thuhet në kumtesë.
Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar ka dorëzuar propozim për caktim të masës paraburgim për të dyshuarit Propozimi është pranuar dhe gjykata i caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh.