
“Sot me rastin e përvjetorit të shtatë të ndarjes fizike nga ne e Abdilaqim Ademit, së bashku me bashkpuntorë bëmë homazhe te vendprehja e Tij, në fshatin Shemshovë.
Abdilaqimin për më shumë se një dekadë e pata një bashkëpunëtor të ngushtë dhe të shkëlqyeshëm.
Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë ka pasur rol të rëndësishëm në formimin dhe rritjen e BDI-së, por edhe në fitoret tona të njëpasnjëshme në të gjitha ciklet zgjedhore.
Abdilaqim Ademi me përkushtim të madh shërbeu edhe për disa vite në ekzekutiv, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Arsimit, si dhe i Mjedisit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione dhe avancimin e pozitës sonë të përgjithshme dhe në vetë progresin e vendit” ka shkruar Ahmeti



