Shita dhuratën që më bëri gruaja për të paguar operacionin”, historia emocionuese e çiftit të njohur!

Romir dhe Lili Saraçi kanë ndarë historinë e tyre të dashurisë dhe një moment trishtues nga kapitulli i tyre ndër vite.

Romiri ka treguar se si e ka shitur dhuratën e parë që i ka bërë Lili, e cila ishte një varëse floriri për të paguar operacionin e saj.

“Në ato vite që ne u vendosëm në Tiranë, pasi u martuam dhe do na lindte goca blem edhe një apartament. Normalisht për një çift që të blejë një apartamrnt me kredi si puna jonë në Tiranë krijon dhe ato vështirësitë. Duke qenë se Lili ishte sëmurë edhe kishte probleme me apanesitin.

E çojmë në spital dhe unë atë kohë isha me 70 mijë lekë në xhep. Po ne e dim si funksionojnë spitalet në Shqipëri, ilaçet duhet t’i blesh vetë, mjekun duhet t’a paguash para se të futet në operacion. Për të hequr shpenzimet e spitali, kam pritur të hapej argjendaria e parë në Tiranë se Lili u fut në spital në mesnatë.

Edhe kam shitur dhuratën e parë që më ka bërë Lili, një varëse floriri. Dhe ato lekë ja çova mjekut që e operoi”, tha Saraçi në Living.