I akuzuar kryesor për vrasjen e Vanjës insiston që të përjashtohen prokurorët publikë nga procesi

Lupço Palevski Palço, i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, në fillim të gjykimit të sotëm kërkoi përjashtimin e prokurorëve publikë nga procesi, Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrievska dhe kreun e PTHP-së Shkup Gavril Bubevski, transmeton Portalb.mk.

Arsyet pse Palevski kërkon përjashtim janë, siç tha ai, shpërdorimi i pushtetit dhe paanshmëria.

“Rrethanë e re për përjashtimin e prokurorëve publikë është falsifikimi i të dhënave që të mund të përgatisin prova të falsifikuara me numër rendor 180, analizë telefonike nga 13.5.2024, me qëllim që dëshmitari i tyre Eroll Osmani të gënjejë nën betim në gjykatë”, tha Palço.

Ai pretendoi se në kohën kur dëshmitari pohoi se po riparonte një kaldajë, ai ishte drejtpërdrejt në një podkast.

Ai ka dorëzuar në gjykatë një raport nga Telekomi i Maqedonisë dhe stacionet bazë me gjithsej 120 faqe për periudhën nga 10 shtator 2023 deri më 10 dhjetor 2023, përmes të cilit ka treguar se nuk ka të dhëna për stacionet bazë për telefonin e tij.

“Pse vetëm të dhënat e mia kontestohen nga PTHP Shkup dhe pse PTHP Shkup i fshin dhe manipulon të dhënat”, tha ai.

Dëshmia më e rëndësishme që tregon pse stacionet e tij bazë u fshinë dhe manipuluan më 28 nëntor 2023, siç tha ai, është se pas podkast-it, në bllokimin më të madh të trafikut, ai ishte me një Fiat Doblo që shkonte drejt Autokomandës.

“Ka komunikim me vajzën time ku mund të shihni që në orën 14:55 minuta pas podkast-it dërgoj një mesazh duke thënë se jam 5 minuta vonë. Unë jam duke përdorur internetin 5G në këtë komunikim, kështu që nuk ekziston në raport”, shtoi ai.

Gjykimi vazhdoi me prezantimin e provave materiale të gjetura në vendin e vrasjes, si dhe raportet nga analizat e aparateve komunikuese të Palevskit.

Paraprakisht Prokuroria ka paraqitur video-materiale që tregojnë lëvizjen e mjeteve me të cilat u rrëmbye Vanja.

Në këtë rast janë akuzuar Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se grupi kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska me qëllim të zhvatjes së parave nga familja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, Pançe Zhezovski është kidnapuar në Veles për t’ua dorëzuar automjetin e tij “Citroen”, të cilin të akuzuarit kanë dashur ta përdorin në kidnapimin e vajzës në Shkup.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Zhaklina Krstevska.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.