KOMERCIALIZIMI I FRIKËS
Shoqeritë bashkohore-korporative ,që moti kanë hjekur dorë nga nevojat e vërteta te njeriut, të cilat janë mjaftë të kufizuara dhe kanë filluar të synojnë nevojat emocionale të njeriut ,të cilat jane iluzore dhe të pashterrshme.
Një nga dy emocionet e mëdha që lëvizin njerzit ,është frika.Sot, më nuk kemi frikë nga vetëtima,zënja e diellit,por kemi frikë nga vdekja,vetmia,josuksesi,largimi nga puna dhe papranueshmëria shoqerore . Metodat e luftës ndaj frikës kanë ndryshuar ,dhe ne vend te vetsakrifikimit ,ritualeve magjike sot, përdoren artikuj dhe sherbime te ndryshme.
Preparatet për rinim ,shënjestër kanë frikën nga mplakja dhe papermbushmëria jetësore.
Argëtimi, reklamat qe kallxojnë për bashkim te njerzve,shenjestrojnë frikën nga vetmia .
Veturat dhe veshjet shenjstrojnë frikën nga papranueshmëria ne shoqeri.
Reklamat plot pabrengosshmëri ,shenjestrojnë faktin që njerëzit të mos kënaqen me rutinën e përditëshme të lodhjes,çlodhjes dhe brengave .
Pastaj,kemi edhe frikën e përgjithshme te egzistencës.
Përmes reklamave,vendosim para vetes,ideale që janë të paarritshme te cilat shkaktojnë frikë iracionale ,te pakendëshme dhe pastaj ofertohen barëra të prodhimeve të ndryshme për shërimin e frikës.
Për këto lloje te frikës nuk flitet ,sepse janë të fshehura mbrapa formave të pranueshme shoqërore
I.M