Kujtime nga gazeta “Rilindja” në 80 vjetorin e saj.

PLEPAT E TEFERIÇIT MONUMENT NATYRE Po i rikthehem kësaj teme pas 35 vitesh. Po e vë shkrimin të botuar në gazetën e përditshme “Rilindja” në vitin 1987. Shkrimin në “Rilindje” e bëra me rastin e rrëzimit të plepit të gjashtë nga era e fuqishme. Thuhet se në Teferiç të Strugës Maqedoni e Veriut ka pasur 7 (shtatë) plepa. Thuhet se janë të vjetër mbi 600 vjet. Thuhet se Skënderbeu ka mbajtur një kuvend aty, nën hijen e plepave! Thuhet se luftëtarët vullnetarë aty kanë mbajtur kuvendin më 1913, e prej aty janë nisur për në luftë, në Malin e Petrinjës, kundër pushtuesit serb. Sot aty gjendet Pllaka Përkujtimore e Heronjve të pa shpallur të Luftës së Petrinjës më 1913.

Sot (viti 2022) kanë mbetur vetëm 3 (tre) plepa nga 7 (shtatë) plepa sa mendohet të kenë qenë në të kaluarën.
Copyright (c) b. a.