Ariz Saiti – Të jetosh në këtë botë

Të jetosh në këtë botë

Të jetosh në këtë botë

Çdo njeri i arsyeshëm një herë në jetë e ka pyet veten pse u krijua dhe cili është kuptimi i kësaj jete kalimtare…!? Allahu i Lartësuar thotë: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të jenë në adhurim (bindje) ndaj Meje. (dharijat, 56.) Dhe thotë: Ai që krijoi jetën dhe vdekjen për të provuar se cili prej jush do të veprojë më mirë… (El-Mulk, 2.) Domethënë, veprat e të cilit do të jenë më të ndershme dhe më të vlefshme.
Vetëm ajo vepër që bëhet sinqerisht për hir të Allahut dhe në mënyrë korrekte – sipas praktikës së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s.do të pranohet nga Allahu. Allahu i Plotfuqishëm e përfundoi dhe e përsosi këtë fe, dhe i Dërguari i Tij e shpjegoi dhe e dorëzoi plotësisht, dhe asgjë nuk mund t’i shtohet apo hiqet asaj. Allahu qoftë me të sinqertit!