
Katër persona, tre prej të cilëve janë policë, janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sonte në rrugën magjistrale Ohër-Strugë, pranë fshatit Misleshevë, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në orën 17:33, kur janë përplasur një veturë “Ford” me targa të Shkupit, në pronësi të MPB-së, dhe një “Opel” me targa të Strugës, në pronësi të M.A. (52) nga Struga.
– Në aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Opelit”, lëndime që janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strugës. Pasagjerët në automjetin policor, D.P. (29) dhe D.K. (28), të dy nga Shkupi, si dhe D.J. (31) nga Kumanova, janë transferuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër për ndihmë mjekësore. Do të ketë informacione shtesë mbi natyrën e lëndimeve të tyre, deklaroi Dimoski.
Ekipet policore kanë kryer hetimet në vendin e aksidentit.